RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentit Biden i ndërpritet sërish fjalimi nga protestuesit pro Palestinës

presidentit-biden-i-nderpritet-serish-fjalimi-nga-protestuesit-pro-palestines

Për të dytën ditë rradhazi u ndërpre fjalimi i presidentit amerikan, Joe Biden, në aktivitetin zgjedhor ku mori pjesë nga protestuesit pro-palestinezë, transmeton Anadolu.

Një ditë pasi fjalimi i presidentit Biden në një ngjarje zgjedhore që ai mori pjesë në Virginia u ndërpre vazhdimisht nga protestuesit pro Palestinës, e njëjta gjë ndodhi në kryeqytetin Washington.

Protestuesit që ngritën zërat e tyre gjatë fjalimit të presidentit Biden në ngjarjen e sindikatës së prodhuesve të automobilave i kërkuan Bidenit për një “armëpushim në Gaza”.

Nga ana tjetër, një grup protestuesish janë mbledhur para hotelit ku është zhvilluar ngjarja.

Protestuesit brohoritën me parulla, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta që kërkonin një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Fjalimi i Bidenit në një takim zgjedhor që mori pjesë në Virginia një ditë më parë u ndërpre në mënyrë të përsëritur nga demonstruesit pro-palestinezë duke brohoritur me parulla “ndalo financimin e gjenocidit”.

Related posts

Izraeli vret një palestinez dhe shkatërron një xhami në Gaza

admin

Shkollat ​​mbeten të mbyllura në Skoci për shkak të borës dhe akullit

Muhamet Ramadani

Përfundimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Irfan Jahiu