Dimitar Kovaçevski ka depozituar në Kuvend dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, në të cilat thuhet se në orët në vijim pritet të japë dorëheqjen edhe Talat Xhaveri nga posti i kryeparlamentarit, i cili më pas do të marrë postin e kryeministrit në qeverinë teknike që do të krijohet deri në zgjedhjet e reja të majit.
Sipas TV21, i pyetur se cili është mesazhi i tij ndaj kryeministrit në ardhje, Talat Xhaferi, Kovaçevski tha se ai ka eksperiencë politike.
“Talat Xhaferi është politikan me eksperiencë, që ka eksperiencë në udhëheqjen e Kuvendit, unë erdha me eksperiencë tjetër nga udhëheqja e korporatave, kështu që stili do të jetë i ndryshëm, megjithatë shteti do ta mbajë kahjen strategjike, orientimin perëndimor, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe qeveria teknike njësoj do të kujdeset për qytetarët”, tha Kovaçevski.