RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Jep dorëheqje Kovaçevski, hapet rruga për Xhaferin kryeministër i Maqedonisë së Veriut

jep-doreheqje-kovacevski,-hapet-rruga-per-xhaferin-kryeminister-i-maqedonise-se-veriut

Dimitar Kovaçevski ka depozituar në Kuvend dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, në të cilat thuhet se në orët në vijim pritet të japë dorëheqjen edhe Talat Xhaveri nga posti i kryeparlamentarit, i cili më pas do të marrë postin e kryeministrit në qeverinë teknike që do të krijohet deri në zgjedhjet e reja të majit.

Sipas TV21, i pyetur se cili është mesazhi i tij ndaj kryeministrit në ardhje, Talat Xhaferi, Kovaçevski tha se ai ka eksperiencë politike.

“Talat Xhaferi është politikan me eksperiencë, që ka eksperiencë në udhëheqjen e Kuvendit, unë erdha me eksperiencë tjetër nga udhëheqja e korporatave, kështu që stili do të jetë i ndryshëm, megjithatë shteti do ta mbajë kahjen strategjike, orientimin perëndimor, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe qeveria teknike njësoj do të kujdeset për qytetarët”, tha Kovaçevski.

Related posts

Protesta masive në Izrael, pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes

admin

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria autorizon Policinë të nis hetime në Obiliq by teve1

Hevzi

Rritet në 20 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza

admin