RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca i bën thirrje Izraelit “të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”

franca-i-ben-thirrje-izraelit-“te-respektoje-ligjin-nderkombetar-humanitar-ne-gaza”

Ministria e Jashtme e Francës i bëri thirrje Izraelit që të “respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se Franca dënon sulmin e kryer ndaj qendrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Khan Younis, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave.

Në deklaratë theksohet se duhet të mbrohen qendrat e OKB-së dhe punonjësit e ndihmës humanitare në Gaza, puna e të cilëve është me rëndësi jetike për popullatën civile në rajon.

Franca do të vazhdojë të mbështesë punonjësit e ndihmës humanitare, tha ministria, duke shtuar se “Mbrojtja e civilëve është edhe detyrim moral, edhe përgjegjësi ndërkombëtare”.

Në deklaratë, nga Izraeli është kërkuar që të “respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”.

Ligji humanitar përfshin respektimin e parimeve të dallimit, domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe masave, rikujtohet më tej në deklaratë, ku Izraelit i kërkohet që të marrë masa në këtë drejtim.

“Duhet të kalohet në veprim menjëherë për një armëpushim të përhershëm, i cili është e vetmja gjë që do t’i japë fund vuajtjeve të popullatës civile në Gaza”, thuhet më tej.

Ndryshe, ushtria izraelite goditi qendrën e trajnimit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), në të cilën strehohen mbi 10 mijë civilë në qytetin Khan Younis të Rripit të bllokuar të Gazës.

Related posts

Kina kundërshton kërcënimin nga Zelenskyy për sanksione ndaj individëve kinezë

Muhamet Ramadani

Më 6 qershor hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, Policia konfirmon rastin

RTI