RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, familja Fejzullahu ia jep një muaj besë familjes së dorasit

vrasja-e-18-vjecarit-ne-podujeve,-familja-fejzullahu-ia-jep-nje-muaj-bese-familjes-se-dorasit

Familja e Lulzim Fejzullahu – 18-vjeçarit që vdiq pasi u rrah për vdekje nga dy të rinj në Podujevë, i ka dhënë besë një muaj familjes së dorasit.

Kështu thotë imami nga Podujeva, Bekim Jashari, në një postim në Facebook, ku të njëjtin pas një ore e ka fshirë.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës (një muaj nga sot) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, thuhej në postim.

18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve./

Related posts

Jacinda Ardern do të largohet nga posti i kryeministres së Zelandës së Re

admin

Lajçak: Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

rezart morina

Familjet e fëmijëve të vr’arë në su’lmin në Golan refuzojnë të takojnë Ne’tanyahun

admin