RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Pirja e duhanit në hapësirat e mbyllura, rreth 360 gjoba në muajin janar

​pirja-e-duhanit-ne-hapesirat-e-mbyllura,-rreth-360-gjoba-ne-muajin-janar

Nuk do të ketë mëshirë ndaj kafiterive që nuk respektojnë ligjin kundër duhan-pirjes. Kështu thotë kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku, derisa tregon se vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, janë shqiptuar rreth 360 gjoba për mos-respektimin e ligjit.

E derisa paralajmërohet se do të ketë gjoba edhe për cigaret elektrike që kanë nikotinë, përfaqësues të gastronomisë bëjnë apel të ruhet shëndeti publik dhe ekonomik. Këta të fundit ankohen se ka përzierje të kompetencave komunale dhe qendrore.

Tërshnjaku tha se derisa tregon numrin e subjekteve afariste që kanë kontrolluar dhe gjobat e shqiptuara gjatë muajit janar, thotë se Qeveria duhet të mendojë për rritje të çmimit të duhanit, i cili do të jetë si formë edukuese për ta zvogëluar duhan-pirjen ose për ta marrë edhe një edukim tjetër në kuptim ekonomik dhe shëndetësor.

“Ne kemi shqiptuar diku 360 gjoba, dhe mbi 1200 kontrolla në subjektet afariste… Qeveria duhet të mendon rritjen e çmimit të duhanit, me kusht që të jetë një ndër masat të cilat ndoshta do të jetë si formë edukuese për ta zvogëluar duhan-pirjen ose për të marrë edhe një edukim tjetër në kuptim ekonomik dhe shëndetësor… Inspektorati sanitar ka filluar me procedurat e përmbarimit të të gjitha gjobave të shqiptuara dhe nuk do ta lëmë këtë problematikë në gjysmë, por kjo do të jetë një maratonë intensive në zbatim të ligjit të duhanit”, thotë Tërshnjaku.

Sipas tij, nuk do të kenë fare mëshirë për kafe-barët që nuk po e zbatojnë ligjin për duhanin. Gjithashtu, Tërshnjaku tregoi se edhe cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë, nuk do të lejohen më në hapësirat e mbyllura dhe për ato do të shqiptohen edhe gjoba.

“Subjektet e gastronomisë të cilat janë me servimin e ushqimit, ata po e zbatojnë në nivelin e duhur, por kemi probleme tek kafebaret dhe në mbrëmje, të cilët janë shkelësit, për ta nuk do të kemi fare mëshirë në kuptimin e asaj se ligji duhet të zbatohet.. Ata vetëm kanë marrë dy gjobat e para, të tretën unë besoj se duke e zhvilluar procedurën, përmbarimin do ta kuptojnë se nuk kanë mundësi dhe nuk kanë as kosto ekonomike që t’i përballojnë gjobat… Të gjithë qytetarët që përdorin cigare elektronike që përmbajnë nikotinë, është e ndaluar të konsumohet në hapësirat e mbyllura dhe për ato do të shqiptohet gjoba,” shton ai.

Ndërsa, sekretari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Arian Vranica, u shpreh se janë duke punuar në një zgjidhje për të implementuar ndryshimin e ligjit për kontrollin e duhanit, për të krijuar hapësira për duhan pirje që janë në bazë të legjislacionit evropian, mirëpo për atë konsumim kërkohet një tarifë shtesë.

“Realisht kjo është bërë një temë e zakonshme, gjithmonë në kohën kur bien temperaturat në gastronomi, sepse ende nuk i kemi ofruar zgjidhje, ka pasur edhe pak përzierje të kompetencave komunale dhe qendrore, kanë ofruar disa lehtësime, kanë marrë “premtime” të themi ashtu që nuk janë në kuadër të udhëzuesve administrativ për ligjin për kontrollin e duhanit, edhe kjo normalisht që ka shkuar në pasoja të tjera.. Kjo kërkon zgjidhje dhe për të jemi duke punuar për me implementu ndryshimin e ligjit për kontrollin e duhanit, që të mundemi të krijojmë hapësirat e dedikuara për konsumim të duhanit, të cilat konsiderohen hapësira për duhan pirje që i njohim në bazë të legjislacionit evropian, mirëpo për atë konsumim normalisht që kërkohet një tarifë shtesë”, shprehet Vranica.

Ai theksoi se do të vendosen logo që tregon se konsumohet duhani, dhe pastaj do të jetë vendimi i qytetarit se a dëshiron të hy në kafiteri apo jo.

“Krijimi i hapësirave të dedikuara, ashtu që të mundemi me e ruajtur konstruksionin e caktuar, do të ketë hapësira të tilla sepse në rastin e miratimit të kësaj dispozite, atëherë në hapësira të tilla do të vendosen logot që tregojnë se konsumohet duhani, pra edhe një jo konsumues i duhanit para se të futet në lokal e kupton në bazë të shenjës se a do të ketë apo jo tym të duhanit brenda kësaj hapësire, kështu që po futet apo jo me vullnetin e tij dhe jo të futet në hapësira ku del shenja që nuk pihet duhani e në të njëjtën kohë të ketë tym të duhanit” thekson ai.

Çmimi i gjobave ndaj thyerjes së ligjit për ndalimin e duhanit në hapësira të mbyllura starton nga 3000 euro deri në mbyllje të lokalit

Related posts

Konjufca: Vendimi për Manastirin e Deçanit tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor

admin

Manastiri i Deçanit, Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin

admin

Avokati i Popullit dërgon Ligjin për Zgjedhje në Kushtetuese

rezart morina