RTV AHIRETI
Lajme

Kurti: Kosova nuk i harron dhe nuk i falë krimet e kryera nga Serbia

kurti:-kosova-nuk-i-harron-dhe-nuk-i-fale-krimet-e-kryera-nga-serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Republika e Kosovës nuk i harron dhe as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në përvjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit e cila ndodhi më 29 janar 1999, Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale tha se përvjetorët përtërijnë plagët e luftës, “plagët e krimeve që nuk vjetrohen”.

“Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore”, shkroi Kurti.

Kryeministri kosovar tha se atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe nëntë civilë shqiptarë, derisa shkroi edhe emrat e të gjithë të rënëve të cilët tha se “janë monumentalizuar në historinë e re të Kosovës”.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shtoi Kurti.

Related posts

Letoni – Numër rekord migrantësh në kufirin me Bjellorusinë

rezart morina

“World Central Kitchen” pezullon aktivitetet në Rafah për shkak të sulmeve izraelite

rezart morina

Shembull i mirë, qytetari gjen kuletën me 1030 euro dhe e dorëzon në polici

admin