RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Posedonte marihuanë, policia kap një person në Prizren

posedonte-marihuane,-policia-kap-nje-person-ne-prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit te i njëjti në dy qese plastike janë gjetur dhe konfiskuar disa gramë marihuanë.

Gjithashtu, policia bën të ditur se veç marihuanës të dyshuarit i janë gjetur edhe një mulli-grinder për bluarje të marihuanës dhe një pako me rizlla.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23 e 20 minuta në rrugën “Janina”.

Në konsultim me prokurorin e rastit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Rr. Janina, Prizren 01.02.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti në dy qese plastike janë gjetur dhe konfiskuar 6.04 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli-grinder për bluarje të marihuanës, dhe një pako me rizlla. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Related posts

Osmani pret në takim ministrin çek

admin

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Irfan Jahiu

Rreth 8,3 milionë njerëz nevojtarë për ndihmë humanitare në verilindje të Nigerisë

Muhamet Ramadani