RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

dushko-arsiq-denohet-me-13-vjet-burgim-per-krime-lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar më 13 vjet burgim Dushko Arsiq për krime lufte edhe në rigjykim.

Vendimi është marrë të hënën.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 shkurt 2024 e kishte dënuar me 13 vjet burg të akuzuarin Arsiq. Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Dushko Arsiqit akuzohet për krime lufte në fshatin Butovc të Prishtinës, në periudhën janar-qershor të vitit 1999.

Aktakuza e bën përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arsiq akuzohej se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Related posts

Vazhdojnë të jenë të mbyllura dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak

Muhamet Ramadani

SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për president dhe J.D. Vance për zv.president

admin