RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sindikata: Shpenzimet e jetesës do të rriten edhe në shkurt

sindikata:-shpenzimet-e-jeteses-do-te-rriten-edhe-ne-shkurt

Presim që shporta e konsumatorit të rritet edhe këtë muaj, përkundër masave të qeverisë për ngrirjen e çmimeve, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai po ashtu thotë se janë propozuar një sërë ligjesh që parashikojnë uljen e pagave të punëtorëve dhe se po planifikojnë protesta nëse miratohen ligjet.

I pyetur nëse do të vazhdojnë me protesta edhe gjatë këtij viti, njëjtë si vitin e kaluar, Trendafillov thotë se ata do të vazhdojnë që ti kërkojnë të drejtat e tyre në të gjitha format demokratike.

“Atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit të kaluar dhe në fund të vitit të kaluar, kemi vazhduar ta bëjmë që nga fillimi i këtij viti me kolegët tanë nga Fondi I Sigurimeve shëndetësore. Pakënaqësia e punëtorëve dhe pritshmëritë janë që të mos miratohen këto ligje që do të ndikojnë në të ardhurat e tyre personale dhe pagën e tyre. Nëse kjo ndodh, punëtorët janë të gatshëm që edhe gjatë procesit zgjedhor, meqë tashmë kemi një Qeveri teknike, të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrugë nëse është e nevojshme”.

Ai ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e punëtorëve, duke theksuar se një ulje prej 21% në pagat është e papranueshme. Në këtë kontekst, ai ka akuzuar autoritetet për krijimin e kësaj situate dhe ka kërkuar që Bordi Drejtuese të marrë një vendim të arsyeshëm për të shmangur ndikimin negativ në funksionimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. /shenja

Related posts

Kolonët izraelitë djegin pemë ulliri pranë Betlehemit

Muhamet Ramadani

Tërmet me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë

Muhamet Ramadani

Të shtëna me armë gjatë festës familjare, arrestohet 38-vjeçari

admin