RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një zyrtar i lartë ushtarak jemenas gjendet i vdekur në Egjipt

nje-zyrtar-i-larte-ushtarak-jemenas-gjendet-i-vdekur-ne-egjipt

Ambasada e Jemenit në Egjipt ka bërë të ditur se një zyrtar i lartë ushtarak jemenas është gjetur i vdekur në kryeqytetin egjiptian Kajro, transmeton Anadolu.

Ambasada jemenase konfirmoi se gjeneralmajor Hassan bin Jalal al-Obaidi u gjet i vrarë në banesën e tij në Kajro.

Ambasada po ndjek hetimet me autoritetet egjiptiane të sigurisë për vrasjen e zyrtarit.

Sipas mediave jemenase, trupi i zyrtarit u gjet me duar dhe këmbë të lidhura dhe me shenja të rrahjes në kokë dhe qafë.

Autoritetet egjiptiane deri më tani nuk janë prononcuar mbi raportin.

Related posts

Katari rikonfirmon angazhimin për rolin e ndërmjetësit në bisedimet e Ga’zës

admin

Vrasja në Prizren dyshohet se ndodhi për shkak të një fature

admin

“BE-ja po e humb durimin me Kosovën e Serbinë”

Muhamet Ramadani