RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm i Kroacisë: Jemi të shqetësuar nga kriza humanitare në Gaza

ministri-i-jashtem-i-kroacise:-jemi-te-shqetesuar-nga-kriza-humanitare-ne-gaza

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman tha se janë të shqetësuar për krizën humanitare në Gaza dhe rritjen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme, transmeton Anadolu.

Gërliq-Radman në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) i cili mbahet në Bruksel tha: “Jemi të shqetësuar për krizën humanitare në Gaza dhe rritjen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme”. Ai theksoi se mbrojtja e civilëve në Gaza është “pika kyçe”.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e hapjes së rrugës për kamionët me ndihmë humanitare që shkojnë në Gaza. “Situata ekonomike ka ndikim të rëndë mbi Egjiptin dhe vendet e tjera të rajonit”.

Shefi i diplomacisë kroate tha se në takimin e sotëm do të shprehin ngushëllimet për opozitarin rus Alexey Navalny i cili vdiq në burgun ku po vuante dënimin. “Do të theksoj edhe një herë se duhet të arrihet marrëveshje e shpejtë për çështjen e ndihmës për Ukrainën”, tha Gërliq-Radman.

Related posts

Kryeministri irakian urdhëron për të ndihmuar në gjetjen e helikopterit të Presidentit iranian

RTI

SHBA-ja, mbështetje për sulmet izraelite në Gaza, bën thirrje për qetësi

admin

Ismeti dhe Mërgimi na sjellin ilahin e re “Antassalam”

rezart morina