RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe homologu i tij izraelit diskutojnë për situatën në Gaza

sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-dhe-homologu-i-tij-izraelit-diskutojne-per-situaten-ne-gaza

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin bëri vlerësime për çështjen e Gazës në një bisedë telefonike që zhvilloi me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin dhe Gallant në bisedë diskutuan mbi çështjet për sulmet e Izraelit në Khan Younis në jug të Gazës dhe “lirimin e pengjeve”.

Gjatë bisedës, Austin tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e garantimit të sigurisë së civilëve në lidhje me planin e sulmit të Izraelit kundër qytetit Rafah ku janë strehuar më shumë se 1 milion njerëz.

Austin potencoi nevojën për përmirësimin e procesit në çështjen e “parandalimit të konflikteve” me grupet e ndihmës humanitare dhe për sigurimin që më shumë ndihma të arrijnë tek civilët palestinezë.

Dy ministrat gjithashtu diskutuan përpjekjet që vazhdojnë për lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamasi.

Related posts

Kolonët e paligjshëm izraelitë shkatërrojnë qindra pemë ulliri në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Putin thotë se propozimi afrikan mund të jetë baza për paqen në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Spike Lee dhe Pep Guardiola shprehin solidaritet me Gazën në skena sportive botërore

Kushtrim Guraj