RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundojnë takimet e Lajçakut me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

perfundojne-takimet-e-lajcakut-me-delegacionet-e-kosoves-dhe-serbise

Kanë përfunduar takimet e ndara në Bruksel mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me palën kosovare dhe atë serbe.

Lajçak fillimisht u takua me delegacionin serb i kryesuar nga kryenegociatori Petar Petkoviq e më pas edhe me delegacionin e Kosovës i kryesuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Palët janë në pritje për të kuptuar nëse do të ketë takime të përbashkëta dhe cilët do të jenë hapat e tjerë.

Të dyja delegacionet kanë prezantuar para Lajçakut qëndrimet e tyre.

Nga BE-ja është bërë e ditur të hënën se “takimet do të kenë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut”.

Related posts

2022 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar për Britaninë e Madhe

admin

Gabriel Escobar mbërrin në Prishtinë, zyrtari amerikan nis takimin me presidenten Osmani

admin

Garancitë e sigurisë, DW: Çfarë pamje mund të kenë trupat evropiane në Ukrainë?

admin