RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pikëpamjet kundër vaksinimit vazhdimisht në rritje

pikepamjet-kunder-vaksinimit-vazhdimisht-ne-rritje

Një ndryshim i përhapur në pikëpamjet politike mund të jetë shkaku pse njerëzit gjithnjë e më shumë po i kthejnë shpinën vaksinave, kanë sugjeruar studiuesit.

Më shumë njerëz po gjenden të kenë pikëpamje kundër vaksinave në vendet ku politika populiste po rritet në popullaritet.

Populizmi – i praktikuar nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe UKIP – është politika që pretendon të bazohet në shqetësimet e njerëzve mesatar dhe jo të njerëzve më të pasur ‘elitarë’, të cilët tradicionalisht kanë më shumë pushtet.

Besohet se normat e ulëta të vaksinimit kanë kontribuar në shpërthimet e fruthit në Evropë dhe SHBA këtë vit, dhe lëvizja në internet po merr përmasa të mëdha.

‘Anti-vaksinuesit’ besojnë se faksinimi mund të ndikojë në shfaqjen e autizmit dhe sëmundjeve tek fëmijët dhe – asnjë nga këto nuk është provuar të jetë e vërtetë.

Related posts

Shkon në mbi 300 numri i rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

admin

Klima ndikon në rritjen e produktivitetit në punë! Cila është temperatura më e mirë për trupin

admin

Çaji shërues i shegës dhe piperit të zi, kundër gripit e alergjive

admin