RTV AHIRETI
Lajme

UNICEF: Në Kosovë janë identifikuar në situatë rruge 130 fëmijë

unicef:-ne-kosove-jane-identifikuar-ne-situate-rruge-130-femije

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Kosovë ka lansuar raportin “Fëmijët në situatë rruge”, që ofron një profil bazë të fëmijëve në situatë rruge në Kosovë, se çka i ka shtyrë ata në rrugë dhe dokumenton disponueshmërinë dhe pengesat e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, raporton Anadolu.

Në lansimin e këtij studimi i cili ka për qëllim të ofrojë të dhëna dhe dëshmi rigoroze rreth rrethanave të fëmijëve në situatë rruge të cilat mungojnë në nivel vendi në Kosovë, morën pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian (BE), ministra të kabinetit qeveritar në Kosovë, përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se fëmijët në rrugë reprezanton një shqetësim të shtrirë në gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Ai tha se BE-ja dëshiron të shohë forcimin e legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve, gjithashtu implementimin sa më të mirë të legjislacionit në fuqi.

“Për implementimin e legjislacionit, Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili u miratua në vitin 2019, është duke u përballur ende me vështirësi në implementim. Një sërë ligjesh ende janë të nevojshme për të mundësuar një implementim të plotë të ligjit”, tha Szunyog duke shtuar se në këtë aspekt edhe financimi i komunave në shërbimet sociale është mjaft i nevojshëm.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se fëmijët janë kategoria që më së shumti i ekspozohen rrezikut të trafikimit, dhunës, shfrytëzimit, varfërisë, mungesës së arsimit dhe fenomeneve të tjera që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

“Ministria e Drejtësisë është duke bërë konsideroj një punë të mirë që nga viti 2023, ku përmes thirrjes publike me një buxhet prej 1.5 milionë euro ka mbështetur 35 organizata të shoqërisë civile të cilat kanë mandat që të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Pjesë e kësaj mbështetjeje kanë qenë edhe programet që ofrojnë mbrojtje sociale, përkujdesje sociale, shërbime psiko-sociale dhe arsimore për fëmijët në situatë rruge”, theksoi Haxhiu.

Sipas studimit, në total, në situatë rruge janë identifikuar 130 fëmijë të moshës 6 deri në 17-vjeçare në tetë rajone të Kosovës. Numri më i madh i fëmijëve në situatë rruge është hasur në Prishtinë me 39 fëmijë, pasuar nga Ferizaji me 20 fëmijë, Gjakova me 20 fëmijë, Prizreni me 18 fëmijë.

Gjatë kohës së intervistimit, 46 për qind e fëmijëve kanë qenë me prind/kujdestar në rrugë, më pak se një e katërta e tyre kanë qenë me vëllezër e motra, 17 për qind e tyre kanë qenë me bashkëmoshatarë dhe 11 për qind e tyre janë hasur vetëm në rrugë. Mbi gjysma, apo 58 për qind e fëmijëve në situatë rruge të identifikuar kanë qenë djem ndërsa 42 për qind kanë qenë vajza.

Related posts

Egjipti, Jordania dhe Iraku akuzojnë Iz’raelin se po e shtyn rajonin në lu’ftë gjithëpërfshirëse

rezart morina

Azerbajxhani pretendon se forcat armene hapën zjarr ndaj ushtarëve të tij

rezart morina

Arrestimi i Nagip Krasniqit, për nesër kërkohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

admin