RTV AHIRETI
Uncategorized

Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz

prishtine,-rihapet-pas-renovimit-xhamia-pirinaz

Është hapur pas renovimit një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës, Xhamia Pirinaz (Piri Nazir) në rrugën “Ismail Dumoshi” në lagjen “Vellusha”, raporton Anadolu.

Besimtarë të shumtë u mblodhën për namazin e xhumasë në xhaminë e cila u renovua brenda në objektin kryesor, objektet shoqëruese dhe në oborr, financuar nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë

Nuk dihet data e saktë e ndërtimit të kësaj xhamie por besohet të jetë ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane, në shekullin 16-të.

Që nga viti 1967 kjo xhami është në mbrojtjen e shtetit dhe ka marrë statusin e monumentit të regjistruar.

Për shkak të vjetërsisë së ndërtimit të saj, xhamia “Pirinaz” ndër vite është restauruar disa herë. Restaurimi i fundit nisi në vitin 2020 dhe përfundoi në fillim të këtij viti./AA

The post Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Why you need a cheering squad in your fitness journey

admin

3 Fitness goals you need to ditch immediately, according to a pro

admin

Xhaferi: Protestat e universiteteve publike janë për politikë ditore, nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive në kohë të zgjedhjeve

RTI