RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ramazani fillon nesër: Myftiu Tërrnava uron besimtarët

ramazani-fillon-neser:-myftiu-terrnava-uron-besimtaret

“Lutemi që konfliktet, luftërat dhe gjakderdhja ndërmjet njerëzve pa dallim race, ngjyre, feje apo kombi, të marrin fund”. Kështu tha, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Myftiu Tërnava fton të gjithë besimtarët myslimanë që këtij muaji të bekuar t’i përkushtohen me bindje, adhurim, sinqeritet dhe solidaritet, duke i ruajtur e kultivuar lidhjet familjare dhe duke e shtrirë dorën e ndihmës ndaj të varfërve dhe skamnorëve, duke thirrur në forcim të unitetit dhe vëllazërisë dhe duke refuzuar të gjitha format e ndasisë dhe përçarjes ndërmjet vete.

Myftiu shton se Zoti na ka bekuar dhe nderuar që e kemi arritur këtë muaj, andaj, lutet që Zoti siç na ka begatuar me fenë Islame, gjatë muajit Ramazan, të dhurojë mëshirë dhe faljen e tij në të dy botët.

Ramazani është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Related posts

Zelenskyy falënderon Kroacinë dhe Rumaninë për bashkimin me nismën PURL për të mbështetur Ukrainën

RTI

Vr’iten dhe pl’agosen shumë pa’lestinezë nga su’lmet iz’raelite gjatë natës në Ga’za

Muhamet Ramadani

Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi

admin