RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci jep detaje për kamionët ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në

maqedonci-jep-detaje-per-kamionet-ushtarake-te-ardhur-nga-gjermania-per-fsk-ne

Ushtria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën është furnizuar edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Siç ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Qeveria kamionët i ka blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa i kanë pranuar si donacion.

Sipas tij, këta kamionë janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Related posts

Erdoğan: Takimi i presidentit palestinez me kreun politik të Hamasit në Turqi ka një “dimension tjetër”

admin

Izraeli do t’i mbështesë me grante kolonët që kthehen për të jetuar në vendbanimet pranë Gazës

rezart morina

Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, në agjendë edhe Kosova

admin6