RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti vizitoi flotën e kamionëve ushtarakë RheinMetall MAN HX2

kurti-vizitoi-floten-e-kamioneve-ushtarake-rheinmetall-man-hx2

Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.

Related posts

I ngrihet aktakuzë një personi që gjatë luftës vrau, keqtrajtoi, plagosi e dëboi shqiptarë

admin

OKB: Jemi thellësisht të shqetësuar për dhunën dhe humbjen e jetëve në territoret palestineze

Muhamet Ramadani

Kriza e grurit, Erdogan: Jemi shembull, Turqia ka luajtur rolin e një fuqie balancuese që nga nisja e luftës në Ukrainë

admin