RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci jep detaje për kamionët ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në

maqedonci-jep-detaje-per-kamionet-ushtarake-te-ardhur-nga-gjermania-per-fsk-ne

Ushtria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën është furnizuar edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Siç ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Qeveria kamionët i ka blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa i kanë pranuar si donacion.

Sipas tij, këta kamionë janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Related posts

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

admin

Rreziku nga uria në Gaza, fëmijët presin në radhë për një vakt

Muhamet Ramadani

Serbia ndërpret lëshimin e targave ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës

admin