RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR-in, kyç për sigurinë

koordinimi-i-institucioneve-te-sigurise-me-kfor-in,-kyc-per-sigurine

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Gjatë takimit, Ulutash theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë në vend janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të luajtur rolin e tij në këtë drejtim. Përsërita mbështetjen e KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Related posts

Forcat qeveritare siriane marrin pothuajse kontroll të plotë të vendit pas armëpushimit me SDF

Muhamet Ramadani

Rusia sulmon rëndë Ukrainën, në mes të takimeve trelaterale për paqe

Irfan Jahiu

Kryeministri i Japonisë, Kishida njofton se do të japë dorëheqje

admin