Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi nis në orën 15:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Mediat thuhet se mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
Escobar të mërkurën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një deklarim pë media pas takimit ai ka përshëndetur urdhrin e kryeministrit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit. Escobar ka kërkuar që Kosova edhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e arritur vitin e shkuar dhe ka ftuar Serbinë që t’i mbajë përgjegjës kryerësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.