RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vazhdon kufizimet në Al-Aksa edhe në xhumanë e parë të Ramazanit

izraeli-vazhdon-kufizimet-ne-al-aksa-edhe-ne-xhumane-e-pare-te-ramazanit

Forcat izraelite edhe në xhumanë e parë të muajit Ramazan vazhduan kufizimet e vendosura për palestinezët në xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, raporton Anadolu.

Që në orët e mëngjesit policia izraelite u vendos dhe bllokoi me barriera hekuri rrugët përreth zonës së Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim në të cilën ndodhet xhamia Al-Aksa.

Policia izraelite e cila ushtroi kontroll të kartave të identitetit për palestinezët që donin të shkonin në Al-Aksa për të falur namazin e xhumasë, ktheu mbrapsht nga barrierat e hekurit shumë palestinezë, kryesisht ata nën një grupmoshë të caktuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze u theksua se forcat izraelite nuk lejuan hyrjen në Al-Aksa për ekipet shëndetësore dhe se ka sulmuar ekipet e ambulancës që mbërritën në Al-Aksa.

Related posts

Palestina: Këtu janë zhvillimet e fundit

rezart morina

Çka përmban ‘draft-vizioni’ për Asociacionin që e paraqiti Kurti në Bruksel

admin

Kina dërgon trupa në Rusi për manovra të përbashkëta ushtarake

admin