RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komunat i kërkojnë ministrit Krasniqi krijimin e kushteve më të mira për bizneset

komunat-i-kerkojne-ministrit-krasniqi-krijimin-e-kushteve-me-te-mira-per-bizneset

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se në takimin e rregullt me kryetarët e komunave të Kosovës, kërkesë e përbashkët e tyre ka qenë krijimi i kushteve më të mira për bizneset.

Krasniqi ka thënë se më krijimin e kushteve të bizneseve, krijohen edhe vende të reja të punës dhe mundësi për zhvillimin ekonomik lokal.

Më tej, ai ka theksuar se kjo ministri, ka finalizuar Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030, i cili tashmë është miratuar në qeveri, vizion i të cilit është krijimi i një ekonomie lokale të qëndrueshme, të larmishme dhe të përshtatshme ndaj ndryshimeve, që sjell zhvillim dhe prosperitet për të gjithë.

Ndërsa, Krasniqi ka thënë se për të mbështetur bizneset duhet të përmirësohet infrastruktura ligjore.

Related posts

Kriza financiare, Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qytetarët

admin

Forcat izraelite shkatërruan 3 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

rezart morina

Të paktën 14 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

RTI