RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë

manastiri-i-decanit-regjistron-pronesine-e-24-hektareve-toke

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë konfirmoi se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët.

“Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit t Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim më 20 mars.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Ai tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Shtetet e QUINT-it mirëpritën këtë vendim duke e cilësuar si “hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve të Kosovës në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”

Related posts

“Ndaloni këto plane të çmendura’, Liga Arabe paralajmëron kundër sulmit në Rafah

admin

BE: Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite intensifikojnë sulmet në Jabalia dhe Rafah

admin