RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takohen dy delegacionet e Forcave Tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë

takohen-dy-delegacionet-e-forcave-tokesore-te-kosoves-dhe-shqiperise

Të enjten në ambientin e Komandës së Forcave Tokësore, Komandati i KFT-së gjeneralbrigade Hysen Dreshaj ka pritur në takim delegacionin nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) të kryesuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të FARSH gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.

Sipas njoftimit të FSK-së, Dreshaj e ka njoftuar gjeneralin Xhebexhia për të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake, po ashtu kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.

Në komunikatë thuhet se gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë.

Related posts

Të paktën 6,445 të shpëtuar nga ndërtesat e shembura pas tërmeteve në Turqi

rezart morina

Ministri i Bujqësisë: Do t’i kompensojmë dëmet në bujqësi të shkaktuara nga vërshimet

admin

PE-ja në mars voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin