RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri i Bujqësisë: Do t’i kompensojmë dëmet në bujqësi të shkaktuara nga vërshimet

ministri-i-bujqesise:-do-t’i-kompensojme-demet-ne-bujqesi-te-shkaktuara-nga-vershimet

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se dëmet që janë shkaktuar nga shiu gjatë ditës së shtunë do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Peci përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku shkroi se kishte vizituar edhe komunën e Gjakovës si dhe kishte takuar kryetarin Ardian Gjini ku u njoftua më nga afër për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

“Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Agon Dobruna, për tu parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve”, tha ai.

Ministri theksoi se këtë vit kompensimet do të behën pas vlerësimit të raporteve që do të sjellin në këtë ministri, drejtoritë komunale për bujqësi.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse. Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022”, shkroi Peci në Facebook.

Gjatë ditës së shtunë për shkak të reshjeve të dendura të shiut disa banorë në komunën e Gjakovës dhe Rahovecit kanë mbetur pa shtëpi, përveç kësaj dëme të konsiderueshme këto vërshime kanë shkaktuar edhe në kulturat e ndryshme bujqësore.

Related posts

Egjipti, Jordania dhe Iraku akuzojnë Iz’raelin se po e shtyn rajonin në lu’ftë gjithëpërfshirëse

Muhamet Ramadani

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023]. Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe”, që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe figura të tjera publike. Duke ju drejtuar ushtarëve të FSK-së, Osmani tha se ata janë “gardianë të paqes dhe sigurisë, në një botë gjithnjë e më komplekse dhe në zhvillime gjithnjë e më sfiduese”. “Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që i kultivojmë”, tha ajo. Ndërsa, Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. “Mbi 1.300 ushtarakë të FSK-së do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai. Ministri Mehaj tha se Kosova do të jetë vendi i katërt – me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje – në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse. Ambasadori Hovenier tha se derisa agresioni rus i Ukrainës po vazhdon, është veçanërisht e rëndësishme të vihet në pah një ushtrim si “Defender Europe 2023”. “Një ndër qëllimet e kësaj stërvitje është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së për të zbatuar shpejt trupat dhe pajisjet e gatshme për luftë, për të siguruar aleatët, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen në Evropë dhe për ta mbrojtur këtë kontinent nga agresioni”, tha ambasadori amerikan. Sipas tij, stërvitjet kanë edhe një qëllim tjetër “që të shfaqë përkushtimin e aleatëve dhe partnerëve tanë evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”. Ai tha se 9 mijë ushtarakë amerikanë do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 2023”. Pas fjalëve hyrëse, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së. Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë. Në vitin 2021, Shqipëria ka qenë nikoqire e këtyre stërvitjeve ushtarake. Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.

admin

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

RTI