RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Pas votimit të rezolutës në OKB, Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë

hamasi:-pas-votimit-te-rezolutes-ne-okb,-izraeli-po-izolohet-gjithnje-e-me-shume

“Megjithëse rezoluta (OKB-ja që bën thirrje për një armëpushim në Gaza) erdhi me vonesë dhe mund të ketë boshllëqe për të plotësuar, vetë rezoluta tregon se pushtimi i Izraelit po vuan izolim politik të paprecedentë.”

Kështu deklaroi kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një konference për shtyp në Teheran, siç raportohet nga Iran International, një kanal televiziv i afërt me disidentët iranianë jashtë vendit.

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu anuloi vizitën e delegacionit izraelit në SHBA në shenjë proteste pasi kjo e fundit nuk vuri veton ndaj rezolutës së paraqitur në Këshillin e Sigurimit.

“Fakti që rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor është një turp”, u shpreh mes të tjerash ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan. /abcnews

Related posts

Të paktën 50 mijë shtëpi të shembura nga tërmeti në Marok

rezart morina

Sulmet me dron, mbyllen përkohësisht dy aeroporte në një rajon rus

admin

78 ditë bombardime/ Nesër 25 vite nga sulmet e NATO-s në Beograd, Millosheviçi nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë dhe…

admin