RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Ato që ndodhin në Gaza, burim turpi për SHBA-në dhe Perëndimin

presidenti-iranian:-ato-qe-ndodhin-ne-gaza,-burim-turpi-per-shba-ne-dhe-perendimin

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se ato që ndodhin në Gaza janë burim turpi për SHBA-në dhe disa vende perëndimore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Raisi ka pritur në takim kreun e Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Teheran.

Gjatë takimit, Raisi tha se me rezistencën e popullit të Gazës, çështja e Palestinës ka tejkaluar përtej botës islame dhe është bërë një çështje për njerëzit e mbarë botës.

“Ato që ndodhin në Gaza, janë burim turpi për SHBA-në dhe disa vende perëndimore”, tha ai duke shtuar se rrënja e problemeve të sigurisë në rajon është Izraeli.

Shefi i Byrosë politike të Hamasit, Haniyeh gjatë takimit e informoi Raisin për zhvillimet në Gaza.

Sipas tij, operacioni “Stuhia Aksa”, i solli suksese të papara popullit palestinez.

Related posts

Turqia arreston 26 persona të dyshuar për lidhje me ISIS

admin

Tjetër incident me dron, mbyllet për më shumë se një orë aeroporti i Mynihut në Gjermani! Disa fluturime u pezulluan

admin

Shkup, përshkallëzohet protesta kundër propozimit francez

admin