RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Ato që ndodhin në Gaza, burim turpi për SHBA-në dhe Perëndimin

presidenti-iranian:-ato-qe-ndodhin-ne-gaza,-burim-turpi-per-shba-ne-dhe-perendimin

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se ato që ndodhin në Gaza janë burim turpi për SHBA-në dhe disa vende perëndimore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Raisi ka pritur në takim kreun e Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Teheran.

Gjatë takimit, Raisi tha se me rezistencën e popullit të Gazës, çështja e Palestinës ka tejkaluar përtej botës islame dhe është bërë një çështje për njerëzit e mbarë botës.

“Ato që ndodhin në Gaza, janë burim turpi për SHBA-në dhe disa vende perëndimore”, tha ai duke shtuar se rrënja e problemeve të sigurisë në rajon është Izraeli.

Shefi i Byrosë politike të Hamasit, Haniyeh gjatë takimit e informoi Raisin për zhvillimet në Gaza.

Sipas tij, operacioni “Stuhia Aksa”, i solli suksese të papara popullit palestinez.

Related posts

“Je ‘rosaku i shëmtuar’, të kemi adoptuar”/ Ngjarja tragjike në Ferizaj, foshnja u hodh në koshin e plehrave, pas 37 vitesh kërkon nënën: Serbja më shiti për 60 mijë franga

admin

Kryediplomatja japoneze vizitë rajonit, ndalesë edhe në Kosovë

admin

“Pritet të hapet grupi i parë i kapitujve të negociatave për Shqipërinë”- Varhelyi: Është në interes të BE-së që zgjerimi të ndodhë së shpejti

admin