RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres falënderon Emine Erdoğan për “Zero Mbeturina”

guterres-falenderon-emine-erdogan-per-“zero-mbeturina”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, vlerësoi punën e Zonjës së Parë Erdoğan për mbetjet zero në videomesazhin që ai dërgoi në aktivitetin “30 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Mbetjeve Zero” të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Në mesazhin e tij, Guterres falënderoi Turqinë për mikpritjen e kësaj ngjarjeje së bashku me Programin e Mjedisit të OKB-së dhe Habitatin e OKB-së, duke u shprehur: “Unë do të doja të falënderoja bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Turqisë, të nderuarën Zonjën e Parë Emine Erdoğan, për udhëheqjen e tyre vizionare për një çështje kritike siç është zero mbeturina.”

Guterres vuri në dukje gjithashtu se Bordi Këshillimor i Mbetjeve Zero ka bashkuar partnerët e tij që nga viti i kaluar rreth kësaj çështjeje kritike dhe asaj që duhet bërë për ta bërë realitet ‘zero mbetje’.

“Planeti ynë po mbytet dhe ka një vërshim mbeturinash çdo vit, njerëzimi prodhon më shumë se 2 miliardë ton mbetje të ngurta urbane, ushqime të kalbura, shishe plastike, elektronikë që përmbajnë kimikate dhe shumë të tjera hidhen pa kujdes në ujë dhe tokë. Dhe plehrat po kalben”, shprehet Gutteres.

Gazrat serrë që ngrohin planetin tonë sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, lëshohen në atmosferë, duke helmuar ujin, tokën dhe duke shkaktuar sëmundje, shqetësime dhe madje edhe vdekje te njerëzit në mbarë botën.

“Konsumi po na vret. Njerëzimi ka nevojë për një ndërhyrje. Që nga viti i kaluar, Bordi Këshillimor i Mbetjeve Zero ka bashkuar partnerët e tij rreth kësaj çështjeje kritike dhe çfarë duhet bërë për ta bërë realitet zero mbetje. Bizneset duhet të rimendojnë produktet e tyre për të minimizuar mbetjet e paketimit dhe për të maksimizuar jetëgjatësinë dhe ciklin e jetës”, thekson Gutteres.

Tutje, ai thekson se konsumatorët duhet të mendojnë dy herë për mallrat dhe produktet që blejnë dhe riciklojnë ose ripërdorin sa herë që është e mundur.

“Qeveritë në të gjitha nivelet duhet të ndërtojnë ekonomi rrethore që trajtojnë varfërinë dhe menaxhimin e burimeve dhe të investojnë në më shumë programe të menaxhimit të mbetjeve të fokusuara në ripërdorimin, riprodhimin, rikuperimin dhe parandalimin e mbetjeve”, tha Gutteres në videomesazh.

Related posts

Në tri javë, më shumë fëmijë u vranë në Gaza sesa në 4 vjet në mbarë botën

rezart morina

Bregu Perëndimor, vriten 2 kolonë hebrenj dhe një tjetër plagoset rëndë

rezart morina

Talebanët luftojnë për të ofruar shërbimet që dikur i pengonin

admin