RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania i jep Policisë së Kosovës edhe pesë furgonë

gjermania-i-jep-policise-se-kosoves-edhe-pese-furgone

Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë (5) automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë.

Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror.

Ministri Sveçla dhe zëvendësdrejtori Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Related posts

Identifikohet “heroi” i Bondi Beach: Ahmed al Ahmed çarmatosi sulmuesin

Muhamet Ramadani

25 vjet nga masakra në Rahovec, Hovenier në ceremoninë përkujtimore: SHBA qëndron krah popullit të Kosovës

admin

Tragjedia me 62 viktima në Brazil, nis largimi i trupave prej avionit të rrëzuar

admin