RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pakora me perime: Vështirë t’i rezistosh shijes së këtij gatimi indian

pakora-me-perime:-veshtire-t’i-rezistosh-shijes-se-ketij-gatimi-indian

Kuzhina indiane është një prej thesareve më të çmuar të kulinarisë botërore

E shijshme, e shëndetshme dhe tejet ekzotike. India na ka dhuruar më të mirën e saj.

Pakora me perime, realizohet lehtë, hahet me dorë dhe është ndër recetat më të preferuara nga kuzhina e vendit të largët, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

300 gr miell
300 gr patate
300 gr qepë
3 qepë të njoma
200 gr spinaq
1 lugë çaji shafran
1 lugë çaji kumin
1 lugë çaji koriandër
1 lugë gjelle lëng limoni
spec djegës
kripë
piper
vaj ulliri
▪ majdanoz

Përgatitja:

Në një tas hidhni miellin, shtoni specin djegës dhe shafranin, e më pas gradualisht shtoni lëngun e limonit dhe ujë, derisa të formohet brumi i trashë.

Pasi e keni lënë për 10-15 minuta në gjendje normale, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, përpos vajit të ullirit.

Vajin e ullirit ngroheni në rreth 1-2 minuta në një tigan të gjerë dhe pasi të jetë gati, hidhni një lugë nga brumi i përgatitur.

Lëreni të skuqet 5-6 minuta, derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë të artë në kafe.

Sigurohuni që perimet të jenë skuqur si duhet.

Sugjerohet të shërbehen të ngrohta.

Shijojini! /Telegrafi/

 

The post Pakora me perime: Vështirë t’i rezistosh shijes së këtij gatimi indian appeared first on Telegrafi.

Related posts

Vezë në mënyrën turke për kafjall

admin

Tortë me mjedra dhe kos

admin

Fasule në tavë

rezart morina