RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Temperaturat në rritje, IKShPK thirrje qytetarëve për kujdes nga rriqrat

temperaturat-ne-rritje,-ikshpk-thirrje-qytetareve-per-kujdes-nga-rriqrat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), pas rritjes së temperaturave në vend, u ka kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave.

Kjo thirrje ka shkuar në veçanti për zonat më të njohura të paraqitjes së rriqrave si Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë.

Megjithatë, në njoftim thuhet se rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara.

“Duke qenë se me ngritjen e temperaturave rritet mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartëse të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike, IKSHPK në bashkëpunim me institucionet e tjera të nivelit qendor dhe lokal, do të ndërmarrë masat profillaktike dhe kundërepidemike për të parandaluar epidemi të EHKK”, thuhet mes tjerash në një postim në Facebook.

Related posts

Rama operacion për apendisitin në QSUT, Kryeministria: Ndërhyrja e suksesshme

admin

Osmani kujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

rezart morina

Federata Sindikale e Shëndetësisë kundërshton grevën e përgjithshme

admin