RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit mbyllin restorantin e Senatit të SHBA-së në demonstratë për Palestinën

protestuesit-mbyllin-restorantin-e-senatit-te-shba-se-ne-demonstrate-per-palestinen

Më shumë se 60 të krishterë nga e gjithë SHBA-ja detyruan restorantin e Senatit të SHBA-së të mbyllet, si dhe kërkuan që Kongresi të mbështesë një armëpushim në Rripin e Gazës, të kthejë ndihmën për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe t’i japë fund ndihmës ushtarake ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

“Kongresi dhe stafi i tyre nuk do të ushqehen sot derisa Gaza të ushqehet”, brohoritnin protestuesit nga komuniteti ‘Të krishterët për një Palestinë të lirë’ (CFPA).

Duke mbajtur pankarta “Mjerë ju që vrisni të uriturit”, “Dërgoni ushqim, jo bomba”, “Thyeni bukën, jo trupat”, demonstruesit këndonin, “Palestina do të jetë e lirë, Palestina do të jetë e lirë. Ne nuk do t’i largojmë sytë tanë, Palestina do të jetë e lirë”.

Dhjetëra persona u arrestuan pas protestës kundër Izraelit.

“Protesta paqësore dhe kënga që bën thirrje për ndërprerjen e një gjenocidi nuk duhet të përballet me policë dhe arrestime, por pastaj përsëri, në radhë të parë ne nuk duhet të protestojmë për të ndaluar gjenocidin”, shkroi CFPA-ja në llogarinë e saj në X.

Derisa po arrestohej një protestues, ai dëgjohej duke brohoritur “Lum populli i Gazës, mjerë administrata e Biden-it”.

“Këto fjalë të fuqishme u ndanë derisa protestuesit paqësore me CFPA-në u arrestuan dhe u morën nga policia për tërheqjen e vëmendjes ndaj bashkëfajësisë së sionizmit të krishterë dhe militarizmit amerikan në sulmin gjenocidal në Gaza”, tha komuniteti CFPA.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në territorin palestinez që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 33.200 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit masiv dhe mungesës së nevojave themelore.

Izraeli po ashtu ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës, duke e lënë në prag të urisë popullsinë e enklavës, veçanërisht banorët e Gazës veriore.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

KQZ cakton afatet për zgjedhjet në veri

rezart morina

Erdoğan: Ne e kemi bërë luftën kundër dhunës ndaj grave një politikë bazë

rezart morina

Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

rezart morina