RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Irani duhet të paguajë çmimin për “agresionin”

izraeli:-irani-duhet-te-paguaje-cmimin-per-“agresionin”

Izraeli ka deklaruar se Irani “duhet të paguajë një çmim për agresionin e tij” pasi Teherani nisi një sulm hakmarrës brenda natës së kaluar duke shënjestruar territorin izraelit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, tha se “natën e kaluar, një sulm në shkallë të gjerë dhe të paprecedentë, i përbërë nga qindra drone, raketa lundrimi dhe raketa balistike, u nisën nga Irani kundër shtetit të Izraelit”.

“Sanksionet e dhimbshme duhet të vendosen ndaj Iranit, përfshirë por pa u kufizuar në fushën e raketave”, tha Haiat.

Mbrëmë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash në përgjigje të sulmit të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask.

Sulmi, që vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së, tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për “përgjigje vendimtare”.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumë prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.

“Koha është për të nxjerrë mësime, për të ndryshuar drejtimin dhe për të vendosur kontrollin e plotë mbi Rripin e Gazës”

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, bëri thirrje për vendosjen e një kontrolli të plotë mbi të gjithë Rripin e Gazës.

Komentet e ministrit izraelit erdhën pas një njoftimi nga zyra e kryeministri Benjamin Netanyahu se përgjigja e Hamasit ndaj propozimeve të ndërmjetësuesve për një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve ishte negative.

“Të heqësh dorë nga vijat e kuqe të Izraelit dhe të ndjekësh Hamasin për një marrëveshje, vetëm se e çon më larg mundësinë për të sjellë të gjitha (pengjet) në shtëpi”, shkroi Smotrich në X, lider i partisë së Sionizmit Fetar.

“Koha është për të nxjerrë mësime, për të ndryshuar drejtimin dhe për të rivendosur kontrollin e plotë izraelit në të gjithë Rripin e Gazës”, theksoi ai.

Mëngjesin e sotëm, zyra e Netanyahu-t e quajti negative përgjigjen e Hamasit ndaj planeve të përgjithshme të paraqitura nga ndërmjetësit në lidhje me një propozim për një armëpushim me Izraelin.

“Ka kaluar më shumë se një javë që nga takimi i Kajros. Hamasi ka hedhur poshtë planin që është paraqitur nga ndërmjetësit”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Hamasi vlerësohet se mban peng më shumë se 130 izraelitë, ndërsa Tel Avivi mban në burgjet e tij më shumë se 9.100 palestinezë.

Hamasi kërkon dhënien fund të ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës dhe tërheqjen e forcave izraelite nga territori për çdo marrëveshje shkëmbimi pengjesh me Tel Avivin.

Që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, kur sipas Tel Avivin u vranë afër 1.200 njerëz dhe rreth 250 të tjerë u morën peng, Izraeli ka vrarë të paktën 33.600 palestinezë në Rripin e Gazës.

Një marrëveshje e mëparshme në nëntor çoi në lirimin e 81 izraelitëve dhe 24 të huajve në këmbim të 240 palestinezë, respektivisht të 71 grave dhe 169 fëmijëve.

SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.

Sipas OKB-së, konflikti në Rripin e Gazës ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë palestineze mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Thirrjet globale për një armëpushim janë rritur derisa lufta ka hyrë në muajin e saj të shtatë.

Related posts

Polonia nis ndihmën e saj për Turqi

Muhamet Ramadani

Përplasi një makinë dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, por… pëson sërish aksident. Përfundon në spital shoferi në Prishtinë

admin

Ushtria izraelite vret 33 palestinezë të tjerë në Gaza, numri total shkon në të paktën 34.568

Muhamet Ramadani