RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-arrestuan-25-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 25 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se Izraeli vazhdoi bastisjet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Ushtarët izraelitë arrestuan 25 persona gjatë bastisjeve në shtëpitë palestineze në qytetet Khalil, Kudsin Lindor, Jenin, Betlehem dhe Qalqilya. Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.270.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Kadri Kryeziu: Rama, lider shumë i rëndësishëm në Ballkan. Nëse do isha në vend të Kurtit do e takoja…

admin

Osmani: Jemi duke kërkuar modalitetet për t’iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit

admin

Si u luhatën tregjet nga deklaratat e Donald Trump

RTI