RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes përsërit mbështetjen e SHBA-së për Izraelin

sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-perserit-mbeshtetjen-e-shba-se-per-izraelin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen që ofron për mbrojtjen e Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pentagoni thuhet se Austin në bisedën e tij telefonike me homologun izraelit Gallant ka diskutuar “pasojat e sulmeve që Irani i ndërmori ndaj Izraelit ditën e shtunë me 13 prill dhe të cilat u parandaluan me operacionin e mbrojtjes së përbashkët të forcave të SHBA-së, Izraelit dhe aleatëve”.

Austin gjithashtu ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për mbrojtjen e Izraelit dhe “objektivin saj strategjik për stabilitetin rajonal”, thotë deklarata.

– Tensionet Iran-Izrael

Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përfshirë 2 gjeneralë.

Pas sulmit, udhëheqja e lartë politike dhe ushtarake iraniane u zotua për “hakmarrje vendimtare”.

Më 13 prill, Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash drejt Izraelit në një operacion të quajtur “Premtimi i Vërtetë”, që zgjati disa orë, duke ndezur situatën tashmë të tensionuar rajonale.

Mediat izraelite pretendojnë se qeveria e Tel Avivit ka marrë vendim që të kundërpërgjigjet në “mënyrë të hapur dhe efektive” ndaj sulmit ajror të Iranit.

Related posts

Spanja merr masa për të legalizuar mbi 500 mijë emigrantë pa dokumente

Irfan Jahiu

Serbia nën ujë/ Gjendje e jashtëzakonshme në 26 qytete për shkak të reshjeve të dendura

admin

Kurti: Kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën për presidentin, ne kemi interesim

Muhamet Ramadani