RTV AHIRETI
Lajme

Përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së votuan për pranimin e Kosovës në KE, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së nuk morën pjesë

perfaqesuesit-e-bdi-se-dhe-lsdm-se-votuan-per-pranimin-e-kosoves-ne-ke,-perfaqesuesit-e-obrm-pdukm-se-nuk-moren-pjese

Me 131 vota “për” Asambleja e Parlamentit të BE-së mbrëmë miratoi raportin e deputetes Dora Bakojani me të cilën rekomandohet që Kosova të jetë e ftuar për tu bërë anëtare e kësaj organizate. Kosovës tani i nevojitet vetëm edhe një hap për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës, nevojitet votimi i ministrave për punë të jashtme të Këshillit e cila është planifikuar për muajin maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër kanë votuar 29, ndërsa të përmbajtur ishin 11 deputetë. Në mesin e deputetëve të cilët votuan raportin ishin edhe dy përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Këshillit të Evropës, Darko Kaevski nga LSDM dhe Arta Bilalli-Zendeli nga BDI, ndërsa Aleksadar Nikolloski dhe zëvendësi i tij Vllado Misajllovski nga OBRM-PDUKM nuk kanë udhëtuar për në Strasburg.

Nga BDI thonë se një vendim i tillë i OBRM-PDUKM-së ka për qëllim që ta kthejë shtetin në gjendjen e para vitit 2008.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për politikën e përçarjes dhe izolimit të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit, duke e shpallur hapur politikën ruse dhe serbe ndaj Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje opozitës shqiptare që të mbështesë politikat dhe qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe të mos promovojë politika pro-ruse që duan të destabilizojnë Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në tërësi”, thonë nga BDI.

Pas miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës tani duhet ta dërgojë propozimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili duhet të marrë vendimin përfundimtar me dy të tretat.

Takimi i Komitetit të Ministrave duhet të mbahet në mes të majit në Strasburg./Telegrafi/

The post Përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së votuan për pranimin e Kosovës në KE, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së nuk morën pjesë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi vdekjen e dy mërgimtarëve

admin

Reuters: Në Kosovë do të strehohen 300 të burgosur nga Danimarka, shqetësim për të drejtat e njeriut

RTI

Vazhdojnë lëshimet e raketave nga Gaza

admin