RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi vdekjen e dy mërgimtarëve

nje-muaj-paraburgim-per-shoferin-e-autobusit-qe-shkaktoi-vdekjen-e-dy-mergimtareve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit një muaj kundër të pandehurit F.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I. gjendet në liri ekziston rreziku, se i njëjti mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

Po ashtu gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikojë tek i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.

Related posts

“Epoka e artë” e eklipseve fillon në vitin 2026! Ja kur do mund të shihni spektaklin e “hënës së përgjakur”, “unazën e zjarrit” dhe eklipsin total

admin

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim

admin

Kroacia bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon pas deklaratave të Vuçiqit

Muhamet Ramadani