RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon

emiratet-e-bashkuara-arabe-te-shqetesuara-per-tensionet-e-vazhdueshme-ne-rajon

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të EBA-së u bë thirrje për qetësi për të shmangur pasojat e rrezikshme dhe zhytjen e rajonit në nivele të reja jostabiliteti

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se janë të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të EBA-së u bë thirrje për qetësi për të shmangur pasojat e rrezikshme dhe zhytjen e rajonit në nivele të reja jostabiliteti.

“Emiratet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon dhe kërkohet që të gjenden zgjidhje radikale për krizat dhe konfliktet aktuale në rajon”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike dhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është kërkuar të forcojë paqen dhe besimin ndërkombëtar duke zgjidhur konfliktet rajonale, sipas përgjegjësisë së tij.

Related posts

Serbët protestojnë në afërsi të Urës së Ibrit

admin

KFOR largohet nga Ura e Ibrit? Misioni paqeruajtës i NATO-s: Ja e vërteta

admin

Nënshkruhet Memorandumi për Ndërtimin e 200 Shtëpive në Komunat Veriore të Mitrovicës

admin