RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënshkruhet Memorandumi për Ndërtimin e 200 Shtëpive në Komunat Veriore të Mitrovicës

nenshkruhet-memorandumi-per-ndertimin-e-200-shtepive-ne-komunat-veriore-te-mitrovices

Sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, për realizimin e një projekti të madh në katër komunat veriore të Mitrovicës. Ky projekt përfshin ndërtimin e 200 shtëpive të reja, nga të cilat 100 do të financohen dhe ndërtohen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 100 të tjera nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit.”

Ky memorandum ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë komunitetet pakicë që jetojnë në këto zona, përfshirë shqiptarët, boshnjakët e turqit!

Ndërtimi i këtyre shtëpive do të sigurojë strehim të sigurt dhe të qëndrueshëm për këto komunitete, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe në ruajtjen e kohezionit social në këto komuna.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së nevojave themelore të qytetarëve dhe promovimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë banorët e këtyre zonave.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Related posts

VIDEO/ E rëndë në SHBA, gruaja sulmohet për vdekje nga dy pitbullë teksa përpiqej të shpëtonte qenin e saj! Pamjet tronditëse nga vendngjarja

admin

Turqia “shumë e shqetësuar” me raportet se krimet e luftës të Izraelit mund të përbëjnë gjenocid

admin

“Përpjekje maksimale” për të mbrojtur civilët e Gazës thotë zyrtari izraelit

admin