RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika do të thërrasë ambasadorin izraelit në Ministrinë e Jashtme

belgjika-do-te-therrase-ambasadorin-izraelit-ne-ministrine-e-jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib tha se do të thërrasë në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Izraelit në Bruksel për të dënuar sulmin që vrau punonjësin e Agjencisë Federale të Zhvillimit (Enabel) në Gaza, transmeton Anadolu.

Lahbib, në deklaratën në llogarinë e saj X, pas vrasjes së anëtarit të stafit të Enabel në Gaza, Abdullah Nabhan, në bombardimet izraelite deklaroi se do të thërriste ambasadorin e Izraelit në Ministrinë e Jashtme.

Duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe kolegët e Nabhan-it, Lahbib tha: “Bombardimi i zonave dhe popullsive civile është kundër ligjit ndërkombëtar. Do të thërras ambasadorin izraelit për të dënuar këtë veprim të papranueshëm dhe për të kërkuar shpjegim”.

Ministrja belge e Bashkëpunimit, Caroline Gennez tha se punonjësi 33-vjeçar i Enabel i quajtur Abdullah Nabhan dhe djali i tij 7-vjeçar humbën jetën në bombardimet në qytetin Rafah në Gaza.

Ndërtesa e Enabel u shkatërrua plotësisht në sulmin izraelit më 1 shkurt.

Related posts

Gjermani – I ftohti i skajshëm anulon qindra fluturime

admin

Dogji me benzinë për vdekje atleten olimpike, ndërron jetë edhe i dashuri, ndodhej në spital me djegie në trup

admin

Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar

rezart morina