RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku dënon industrinë e armëve: Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme

papa-francesku-denon-industrine-e-armeve:-te-perfitosh-nga-vdekja-eshte-e-tmerrshme

Papa u lut këtë të mërkurë për viktimat e luftës në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe refugjatët Rohingya në Mianmar, duke theksuar se, për fat të keq, investimet më fitimprurëse janë ato që lidhen me industrinë e armëve.

“Lufta është gjithmonë një humbje, gjithmonë. Ne kërkojmë paqen, kërkojmë paqen e vërtetë për këta popuj dhe për mbarë botën”, tha Papa, me rastin e festës kishtare të Shën Jozef Punëtorit.

Duke iu drejtuar të mbledhurve në sallën e Palit të Gjashtë të Vatikanit në audiencën e përgjithshme, Papa dënoi industrinë e armëve.

“Investimet që sjellin më shumë të ardhura sot janë fabrikat e armëve. Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme”, paralajmëroi Papa Françesku./abcnews

Related posts

Gjermania u bën thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet dhe t’i rikthehen diplomacisë

Muhamet Ramadani

Holandë, shumica e qytetarëve nuk u besojnë politikanëve të tyre

admin

Gjendet pa shenja jete një fëmijë i zhdukur në Obiliq

admin