RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu turpërohet në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit

netanyahu-turperohet-ne-ceremonine-e-dites-se-perkujtimit-te-holokaustit

Mediat izraelite Haaretz dhe Channel 12 kanë postuar një video në X në të cilën shihet një burrë duke i bërë thirrje Netanyahut të jepte dorëheqjen ndërsa ishte gati të vendoste kurorën shtetërore në një ceremoni zyrtare të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

“Sa shenja duhen që një kryeministër të shkojë në shtëpi?” burri bërtiti.

Dhjetëra mijëra protestues antiqeveritar kanë marshuar rregullisht në Tel Aviv dhe Jerusalem, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe duke akuzuar Netanyahun për zgjatjen e luftës në Gaza për të mbajtur veten në pushtet.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit shënohet si dita e përkujtimit të Izraelit për rreth gjashtë milionë hebrenj të vrarë në Holokaust.

Ndërkohë nga terreni raportohët se ushtria izraelite ka filluar evaukuimin e qindra mijëra banorëve nga Rafah duke u përgaditur kështu për sulme më të mëdha në të vetmen zonë që llogaritej paksa e sigurt për civilët në Gaza.

Related posts

Kovaçevski: Nëse i miratojmë vendimet në Kuvend, do të jemi vendi i parë që do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2030

admin

Mediat izraelite: Shpërthimin e pejxherëve në Liban e miratoi Netanyahu

RTI

Ndërsa temperaturat rriten, haxhilerët ngjiten në malin Arafat për kulmin e Haxhit

rezart morina