RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina i kërkon Izraelit të ndalë sulmin në Rafah

kina-i-kerkon-izraelit-te-ndale-sulmin-ne-rafah

Kina i bëri thirrje Izraelit të dëgjojë komunitetin ndërkombëtar dhe të ndalojë sulmet në Rafah të Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian deklaroi se duhet shmangur një fatkeqësi më serioze humanitare në Rripin e Gazës.

“Kina i bën thirrje me forcë Izraelit që të dëgjojë kërkesat dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar, të ndalojë sulmet e Rafahut dhe të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur një fatkeqësi më serioze humanitare në Rripin e Gazës”, tha Lin Jian.

Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin e pikëkalimit kufitar në Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pjesë kjo e cila ka qenë jetike për dërgimin e ndihmave dhe daljen e njerëzve të plagosur nga lufta në Gazë.

Ushtria theksoi se forcat po skanonin zonën në mëngjes pasi nisën një operacion tokësor dhe ajror në një pjesë të Rafahut lindor të hënën mbrëma, mes përpjekjeve diplomatike jashtë vendit për të arritur një armëpushim të ri. /abcnews

Related posts

Kamala Harris flet për herë të parë pas tërheqjes së Biden: Arritjet e tij për tre vite janë të pakrahasueshme! Ka luftuar çdo ditë për popullin amerikan

admin

Sondazhet favorizojnë Kamala Harris, Donald Trump: Jam i gatshëm të debatoj me të, është njësoj si Joe Biden

admin

Sulmi vdekjeprurës në Rafah/ Netanyahu e quan “incident tragjik”: Ka nisur hetimi, është jetike që të merret çdo masë për…

admin