RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi në Prokurorinë Speciale për intervistim

zevendesministri-i-infrastruktures,-hysen-durmishi-ne-prokurorine-speciale-per-intervistim

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka arritur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në ditën kur njoftoi për ftesën që i ka bërë Prokuroria, Durmishi pati shkruar se dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt, sepse gjithçka po ecën sipas planit”, kishte shkruar Durmishi.

Madje, Durmishi e ka quajtur të pakuptimtë ftesën për intervistim, duke thënë se prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.

Related posts

Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dhjetëra grabitje gjatë vitit 2025

admin

“Izraeli nuk ka synim të vrasë civilët”- Genc Pollo: Është në të drejtën e vet të eliminojë Hamasin! Ja pse numri i viktimave është kaq i lartë

admin

Osmani takon kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut, kërkon anëtarësim në KE dhe BE

Muhamet Ramadani