Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla tregoi se janë ende duke i ekzaminuar të lënduarit e këtij aksidenti
“Një person është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile. Ende janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme të pacientëve”, tha Syla.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/
The post Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.