RTV AHIRETI
Lajme

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

nje-person-ne-gjendje-te-rende-nga-aksidenti-ne-prishtine

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla tregoi se janë ende duke i ekzaminuar të lënduarit e këtij aksidenti

“Një person është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile. Ende janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme të pacientëve”, tha Syla.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

The post Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Turqia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror

admin

I mbijetoi votëbesimit, kryeministri grek Mitsotakis rrit pagën minimale: Nga 1 prilli do të jetë 830 euro

admin

Johnson siguron Zelenskyn: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdoje dhe pse unë s’do të jem kryeministër

admin